SATRAP m.

  • 1. his. Sundimtar me pushtet të pakufizuar i një krahine në Perandorinë e vjetër Persiane dhe në Indi.
  • 2. fig. Sundimtar ose drejtues i egër e despotik që merr nëpër këmbë çdo të drejtë të njerëzve a të vartësve; ai që shtyp dhe shfrytëzon të tjerët pa mëshirë. Satrapët e kohëve të shkuara. Dëbuan pushtuesit dhe satrapët e brendshëm.
  • 3. përd. mb. sipas kuptimit 2 të emrit. Mbreti satrap.