SAVAN m.

  • 1. Pëlhurë e bardhë me të cilën mbështjellin të vdekurin në disa vende, qefin. Savani i bardhë. Qepi savanin. E mbështollën me savan.
  • 2. fig. Shtresë e hollë dhe e bardhë që mbulon diçka, çarçaf, cipë. Savani i akullt i lumit. Nën savanin e bardhë të borës.