SAZE f.

  • 1. Vegël muzikore popullore me dhjetë tela, të ndarë në tre grupe e me bisht të gjatë, e ngjashme me mandolinën. Tingujt e sazes. Telat e sazes. I bie sazes.
  • 2. bised. Vegël muzikore e përbërë nga një kuti e vogël me vrima dhe me gjuhëza metalike, së cilës i fryjnë duke e lëvizur nga njëri skaj i gojës tek tjetri; muzikë goje. Saze goje.
  • 3. vet. Orkestër popullore; vegla muzikore popullore. Një palë saze. Sazet e dasmës. Sazet e radios. Gjëmonin sazet. U bien sazeve. Nuk pushuan sazet gjithë natën.