seç
SEÇ
I. pakuf.
- Përdoret për të treguar diçka të papërcaktuar ose të panjohur; diçka, diç. Seç i pëshpëriste. Seç po bisedonin. Seç mori resh. Seç pati. Seç po vizatonte. Seç mori aty. Aty seç kishte.
II. pj.
- Përdoret në fillim të një fjalie për të theksuar ndjenjën e kënaqësisë, të gëzimit, të habisë etj. ose për të shtuar fuqinë shprehëse, sidomos në poezinë popullore. Seç këndon bilbili. Seç na mbiu një lule. Seç u mblodhën shqiptarët. Seç erdhën nga çdo anë. Seç u nxi, seç u err.