SEANCË f.

  • 1. Secila nga pjesët e kohës, gjatë të cilave vazhdon pa ndërprerje punimet një kongres, një sesion, një mbledhje etj. ose një organ i mbledhur për të shqyrtuar çështje të ndryshme a për të vendosur për to. Seanca e parë (e dytë, e fundit). Seancë e shkurtër. Seancë gjyqësore. Seancat e Kongresit (e mbledhjes). Seancat e Kuvendit Popullor. Seanca e paradites (e pasdites). Hapi (mbylli) seancën. Në pushimet ndërmjet seancave.
  • 2. Periudhë kohe e caktuar, që nevojitet për të bërë një punë, në të cilën marrin pjesë disa veta dhe që zakonisht përsëritet disa herë me radhë. Seanca mjekimi (fërkimi). Bëri disa seanca.