secili pakuf.

  1. Përdoret për të shënuar çdo send, dukuri a frymor të një grupi të marrë veç e veç, por pa u përjashtuar asnjëri nga tërësia. Secili prej nesh. Secila nga shoqet. Secili nga pjesëmarrësit. Në secilin rast veçan. Për secilin grup.
  2. përd. em. Çdo njeri, gjithsecili, gjithkush. Secili e di punën e vet. Secilit veçan. Secilit sipas punës.