SEFTE f. bised.

  • 1. vjet. Shitja e parë që bënte dyqanxhiu pasi kishte hapur dyqanin. Bëri sefte. Ustai nuk kishte bërë sefte.
  • 2. Herë; hera e parë. Seften e parë. Në atë sefte.
  • Bëri sefte diçka
  • a) e nisi, e filloi diçka;
  • b) e provoi, e përdori, e shijoi diçka për herë të parë. S'kam bërë sefte puk e kam provuar ende (zakonisht për një lloj peme që piqet në një stinë të caktuar).

SEFTE ndajf. bised.

  • 1. Së pari, në fillim, në krye. Sefte s'e kuptoi. Sefte e pyeti për shëndetin. Sefte ashtu tha, po e ndërroi.
  • 2. Për herë të parë. E ka sefte. Kur erdhën sefte ato makina. Ka ardhur sefte në punë.