sekondë
SEKONDË f.
- 1. Një e gjashtëdhjeta pjesë e minutës, që merret si njësi matjeje për kohën. Akrepi i sekondave. Shpejtësia në sekondë. Në sekondat e fundit të lojës (të ndeshjes). Kaluan dhjetë sekonda. Një minutë e tridhjetë sekonda. Mat me sekonda.
- 2. fig. Periudhë kohe shumë e shkurtër, brenda së cilës kryhet diçka, çast. Prit një sekondë! Erdhi për një sekondë. Nuk shkëputet asnjë sekondë.
- 3. mat. Njësi matjeje për këndet dhe për harqet, e barabartë me një të gjashtëdhjetën e një minute ose me një të tremijegjashtëqindën e një grade dhe që shënohet me dy vijëza të shkurtra sipër pas shifrës përkatëse. Dy gradë, tre minuta e dhjetë sekonda (2°3'10").
- 4. muz. Largësia prej dy shkallësh në vargun e notave. Nga do-ja tek re-ja kemi një sekondë.