SEKRETAR m.

  • 1. Punonjës që merret me punët e përditshme të një zyre, si hartimi a regjistrimi i shkresave e ruajtja e tyre, mbajtja e letërkëmbimit etj., njeri që ndihmon një zyrtar me përgjegjësi ose një person të veçantë për të ndjekur dhe për të kryer punët e ndryshme. Sekretari i ndërmarrjes (i institutit, i shkollës, i gjykatës). Sekretar i ministrit (i drejtorit). Sekretar personal (privat). Zyra e sekretarit. Punon si sekretar.
  • 2. Udhëheqësi i zgjedhur i një organizate politike e shoqërore. Sekretar i parë (i përgjithshëm) i partisë udhëheqësi kryesor i partisë. Sekretar i organizatës-bazë. Sekretar i byrosë. Sekretar politik. Sekretar i Komitetit Qendror. Zgjedhja e sekretarit.
  • 3. Njeri i ngarkuar me një detyrë në një organ shtetëror; anëtar i qeverisë (në disa vende). Sekretar i ambasadës. Sekretar shteti ministër. Sekretar për punët e jashtme.
  • 4. Ai që merret me ndjekjen dhe zbatimin e detyrave në një institucion ose në një organ shtypi. Sekretari shkencor i Akademisë. Sekretari i Presidiumit. Sekretar i kolegjiumit (i redaksisë).
  • 5. Ai që caktohet për të mbajtur procesverbalet e një mbledhjeje, të një konference etj. Sekretari i mbledhjes (i kongresit). Sekretar i komisionit. Caktoi (zgjodhi) sekretarin.