seksion
SEKSION m.
- 1. Degë ose ndarje e veçantë e një institucioni shtetëror, e një organizate shoqërore etj., që kryen detyra të caktuara; zyrat e kësaj dege. Seksioni politik. hist. organ i divizionit (më parë i brigadave) në Ushtrinë Nacionalçlirimtare, që drejtonte e zhvillonte punën politike dhe edukuese. Seksioni i bujqësisë (i ndërtimit, i arsimit, i tregtisë). Seksioni i kuadrit. Përgjegjësi i seksionit. Detyrat e seksionit. Shkoi në seksion.
- 2. Ndarje e veçantë në një akademi shkencash, që përfshin një tërësi fushash të afërta studimi dhe institucionet që punojnë në këto fusha. Seksioni i shkencave shoqërore (natyrore, teknike) i Akademisë së Shkencave.
- 3. Një nga ndarjet e punimeve të një kongresi, konference a sesioni etj., që u kushtohet çështjeve të një teme. Seksioni i shkencave natyrore (shoqërore). Seksioni i gjuhës. Seksioni i letërsisë. Punimet e seksionit.
- 4. gjeom. tek. Sipërfaqja që del kur presim ose kur e përfytyrojmë një trup të prerë sipas një rrafshi dhe paraqitja e tij në vizatim; diametri i një trupi të rrumbullakët, të prerë tërthorazi; prerje. Seksion i rrafshët (konik). Seksioni i një gypi. Seksioni i një përcjellësi.
- 5. spec. Pjesa e një mekanizmi, e një pajisjeje ose e një ndërtese, që merret si diçka më vete. Seksionet e ndërtesës. Seksionet e ujësjellësit.