SELITEM vetv.

  • 1. Vendosem diku me banim të përhershëm, zë vend diku, ngulitem. U selitën të shpërngulurit. U selitën përgjithmonë në fshat. U martuan dhe u selitën ngritën familje, çelën shtëpi.
  • 2. Përmirësoj gjendjen ekonomike; vë pasuri, mëkëmbem, rregullohem. Qenë selitur mirë.
  • 3. vet. veta III. Ngulitet, zë vend. Selitën zakonet e reja.
  • 4. Rritet mirë një njeri, një pemë, një bimë; lëshon shtat, hedh shtat. Iu selitën fëmijët.
  • 5. Pës. e SELIT.