sensualizëm
SENSUALIZËM m.
- 1. filoz. Drejtim filozofik sipas të cilit ndijimet janë burimi i vetëm dhe i mjaftueshëm i njohjes. Sensualizëm materialist. Trajtimi idealist i sensualizmit.
- 2. keq. Prirja për të vënë mbi çdo gjë kënaqësinë e shqisave dhe të epsheve. Sensualizëm i sëmurë. Sensualizmi i letërsisë dekadente.