SENTIMENTALIZËM m.

  • 1. Vetia e njeriut sentimental, të qenët sentimental; qëndrim tepër zemërbutë, që niset nga ndjenjat dhe jo nga vlerësimi objektiv i realitetit. Sentimentalizëm i sëmurë (mikroborgjez). Niset (vuan) nga sentimentalizmi. Veprojnë pa sentimentalizëm.
  • 2. let. Drejtim letrar i gjysmës së dytë të shekullit XVIII, që e përqendronte tepër vëmendjen te pasqyrimi i jetës së brendshme, i ndjenjave të njeriut dhe i natyrës, duke i paraqitur gjërat në mënyrë të idealizuar.
  • 3. ~MA, ~MAT bised. Shprehje ose shfaqje e qëndrimit prej sentimentali. Lëri sentimentalizmat!