SERENADË f.

  • 1. Këngë e shoqëruar me vegla muzikore (zakonisht me kitarë e mandolinë), që këndohet zakonisht nën dritaret e së dashurës së zemrës. Serenadë me kitarë e mandolinë. Bënin serenada. I këndonin serenada.
  • 2. muz. Pjesë muzikore e shkurtër për zëra ose për vegla. Serenada e Shubertit.