servil
SERVIL m. keq.
- Njeri pa karakter që u përulet orë e çast e u bën lajka më të fuqishmëve për t'u hyrë në qejf e për të pasur përfitime vetjake; puthador. Nuk i duron dot servilët.
SERVIL mb. keq.
- Që u përulet orë e çast e u bën lajka më të fuqishmëve për t'u hyrë në qejf e për të pasur përfitime vetjake; shpirtrob, shpirtskllav; që është tipar i një njeriu të tillë. Njeri servil. Qëndrim servil.