SESION m.

  • 1. Secila nga mbledhjet e herëpashershme të një organi përfaqësues a të zgjedhur; ditët sa zgjat një mbledhje e tillë. Sesionet e zakonshme të Kuvendit Popullor. Sesionet e këshillave popullore.
  • 2. Mbledhje me referate, kumtesa e diskutime për të paraqitur arritjet në një fushë të shkencës, të prodhimit, të arsimit etj., për ta thelluar më tej sqarimin e çështjeve e për të përhapur përvojën e përparuar. Sesion shkencor. Sesion pedagogjik. Sesion përkujtimor. Sesion tekniko-shkencor për rritjen e pambukut. Kumtesat e sesionit.
  • 3. Periudha e caktuar për dhënien e provimeve në një shkollë të lartë ose të mesme. Sesioni i verës (i dimrit). Sesioni i provimeve në fakultet (në institut).