sfidoj
SFIDOJ kal. libr.
- 1. I bëj thirrje dikujt për t'u ndeshur a për të bërë një garë me të, i bëj sfidë. E sfidoi në duel (në dyluftim).
- 2. Mbaj një qëndrim të guximshëm e ballëhapur ndaj një kundërshtari, pa përfillur forcën e tij më të madhe në numër, në mjete etj., i bëj sfidë. Popujt sfidojnë politikën hegjemoniste të superfuqive. Punëtorët sfidojnë me guxim forcat e reaksionit.