sfond
SFOND m.
- 1. Fusha e një tabloje me ngjyrën kryesore, mbi të cilën bëhet piktura; fusha me një ngjyrë, mbi të cilën shkruhet, endet a qëndiset diçka me ngjyrë tjetër. Sfondi i pikturës. Sfond plot drita. Sfondi i pëlhurës. Sfondi i kuq i parullës.
- 2. Pjesa me një ngjyrë në fund të një skene, të një tribune, të një salle mbledhjesh etj., në të cilën vihen parulla, portrete etj. Sfondi i skenës. Sfondi kryesor i sallës (i tribunës). Në sfond ishte një portret.
- 3. Fusha e prapsme, plani më i largët, në të cilin i dallon gjërat ai që shikon. Sfond i errët (i ndritshëm). Sfondi i kaltër i detit (i qiellit). Sfondi i gjelbër i fushës. Në sfondin e bardhë të maleve me borë.
- 4. fig. Gjendja e përgjithshme, kushtet themelore ose mjedisi historik, shoqëror etj., në të cilin zhvillohet a bëhet diçka. Sfondi i përgjithshëm historik (shoqëror). Roman me sfond shoqëror. Në sfondin e ngjarjeje ndërkombëtare (revolucionare). Vepër që ka në sfond Luftën Nacionalçlirimtare.