SFUNGJER m.

  • 1. zool. Kafshë deti shumëqelizore me ndërtim të thjeshtë, që rron e ngulur së bashku me të tjerat në një skelet të lehtë e tërë vrima prej lënde të brirtë ose gëlqerore. Lloje sfungjerësh. Koloni sfungjerësh. Nxjerrin sfungjerë nga deti.
  • 2. Skeleti i butë e me shumë vrima i këtyre kafshëve, që ka vetinë të thithë ujin e të shtrydhet dhe që përdoret për të fërkuar trupin kur laheni ose për të bërë sende të ndryshme; gomë ose lëndë sintetike e butë, e bërë me shumë vrima, që përdoret për të njëjtin qëllim. Sfungjer për të larë trupin. Lodra prej sfungjeri. Dyshek me sfungjer. I butë si sfungjer. E thith ujin si sfungjer. Lahet (fërkohet) me sfungjer.