SHËMBËLLEJ jokal.

  • 1. I ngjaj dikujt a diçkaje, përngjaj me dikë a me diçka; dukem, ngjaj. I shëmbëllen t'et (s'ëmës, gjyshit). Shëmbëllen me t'anë (me t'ëmën...). Më shëmbëllen si i ati (si e ëma). I shëmbëllen një shoku. Majmuni i shëmbëllen njeriut. Nuk shëmbëllen me fotografinë. Sa shëmbëllejnë ata të dy! I shëmbëllen shumë (pak).
  • 2. kal. E dalloj a e njoh; e krahasoj dhe më duket i ngjashëm me dikë a me diçka; e përfytyroj. U shëmbëlleva menjëherë. S'e shëmbëllej dot mirë. E shëmbëlleva me një tjetër. Nuk e shëmbëllente dot vendin e tij.