SHËNDOSH kal.

  • 1. E bëj të shëndoshë, i jap fuqi e shëndet; e shëroj; e bëj që të mbyllet një plagë. Ia shëndoshi dorën (këmbën, syrin). E shëndoshën mjekët.
  • 2. E bëj të shtojë në peshë, e ngjall. Brumërat të shëndoshin.
  • 3. vet. veta III. E pasuroj, e bëj më pjellore (për tokën). Shëndosh tokën me plehra.
  • 4. fig. E kthej në gjendje të mirë, e përmirësoj, e bëj të shëndoshë e të fortë. Shëndosh ekonominë (gjendjen, atmosferën). Shëndosh organizatën bazë. Shëndosh marrëdhëniet.
  • I shëndosh kryet dikujt i shkoj dikujt për ngushëllim, i vete për kryeshëndoshë. I shëndosh zemrën dikujt i rikthej besimin te dikush a te diçka një njeriu, të cilit i është thyer zemra.