shërbëtor
SHËRBËTOR m.
- 1. vjet. Ai që shërbente në një shtëpi a në një dyqan të një të pasuri kundrejt një pagese. Pajtoi (mori) një shërbëtor. E përzuri shërbëtorin. Ka punuar si shërbëtor.
- 2. vjet. Ai që merrej me pastrimin, me ruajtjen dhe me shërbime të tjera në një institucion shtetëror ose privat. Shërbëtori i bashkisë. Shërbëtori i shkollës. Shërbëtori i kishës.
- 3. Ai që i shërben me ndërgjegje e me besnikëri popullit, ai që vihet në shërbim të popullit dhe është kokulur para tij. Shërbëtor i popullit.
- 4. përb. Ai që është vënë me përulje në shërbim të dikujt dhe që i ndihmon pa kundërshtim për veprime të ulëta, për punë armiqësore etj. Shërbëtor i bejlerëve (i xhonturqve, i fashistëve, i nazistëve). Shërbëtor i reaksionit. Shërbëtor i borgjezisë (i imperializmit).