shëtit
SHËTIT jokal.
- 1. Dal e eci me këmbë ose me një mjet në rrugë, në lulishte, në pyll etj. për të marrë ajër të pastër, për t'u çlodhur a për t'u argëtuar; eci tutje e tëhu nëpër një vend. Shëtit në lulishte (në bulevard, në oborr, në pyll, në liqen, në det). Shëtit me shokët. Shëtit me biçikletë (me barkë). Dal për të shëtitur.
- 2. kal. Nxjerr dikë për shëtitje me këmbë ose me një mjet. Shëtit djalin (vajzën). Shëtit fëmijët me karrocë (me barkë). Shëtit një mik nëpër qytet.
- 3. edhe kal. Shkoj nga një vend në një tjetër për punë ose për qejf; kaloj në pika të ndryshme të një vendi, e bredh; bredh. Ka shëtitur nëpër fshatra. Shëtit nëpër shokët. E ka shëtitur me pëllëmbë tërë Shqipërinë. Ka shëtitur dynjanë ka qenë në shumë vende, ku nuk ka qenë.
- 4. vet. veta III fig. Kalon nga një njeri a nga një vend te një tjetër, kalon dorë më dorë pa zënë vend (për sendet). Ky libër ka shëtitur dorë më dorë. Kjo pikturë ka shëtitur nëpër disa muze.
- E shëtit (e mat) me pëllëmbë shih te PËLLËMB/Ë, ~A. Shëtit sytë (vështrimin) hedh vështrimin andej-këtej, kullot sytë. Shëtit (bredh, shkon) lule më lule dikush keq. shih te LUL/E,~JA.