shajak
SHAJAK m.
- Stof leshi i trashë e zakonisht i ashpër, i punuar në avlëmend me katër liq dhe i dërstilur, që përdoret për të bërë veshje të sipërme fshatare. Shajak i bardhë (i zi). Shajak i trashë (i ashpër, i butë). Rroba (pallto) shajaku. Një vilar shajak.
- E ka lënë shajak punën e ka lënë punën në një gjendje jo të mirë, e ka lënë keq. Me shajak e me dajak herë me të mirë e herë me të keq; edhe me kulaç, edhe me kërbaç.