SHAJTOJ kal.

  • 1. Vras keq një gjymtyrë a një pjesë të trupit, duke e goditur pas diçkaje të fortë, shemb; vet. veta III më vret keq diçka. Shajtoi këmbën (gjurin, krahun). E shajtoi këpuca.
  • 2. fig. E pikëlloj dikë, e helmoj, e bëj pikë e vrer, i rëndoj shpirtin, i lëndoj rëndë zemrën, e vras. Më shajtoi me ato fjalë.
  • 3. vet. veta III. E godet; e nguros, e shtang, e mbërthen në vend. E shajtoi pika. I shajtoi këmbët.
  • 4. Helmoj, farmakos (edhe fig.). E shajtoftë e iu bëftë zeher buka! mallk.
  • 5. Prish, shkatërroj. E shajtoi fare.
  • Shajtoi nga mendtë u prish nga mendtë.