SHAKULLINË f.

  • 1. Erë e fortë që sillet rrotull e ngre pluhur përpjetë; dredhë; pluhur, dëborë etj. që ngrihet lart nga kjo erë duke u rrotulluar rreth vetes. Shakullinë e tërbuar. Shakullina e borës. Shakullinë pluhuri (rëre, gjethesh të thata). Shakullinë uji. Shakullinat e dimrit. Kaloi si shakullinë.
  • 2. fig. Diçka që e rrëmben njeriun në rrjedhën e saj të shpejtë, diçka që lëviz e që zhvillohet me shpejtësi, vorbull, shtjellë. Shakullina e jetës. Shakullina e punëve. Shakullinë mendimesh.
  • 3. Rrokullimë (edhe fig.).