shalqi
SHALQI m. bot.
- Bimë njëvjeçare me kërcell të gjatë e të shtrirë përtokë, me gjethe si pëllëmbë, që bën kokrra të mëdha, të rrumbullakëta ose vezake; kokrra e kësaj bime me lëkurë të trashë, të gjelbër ose laramane, e me tul të kuq, të lëngshëm e të ëmbël, i cili hahet. Shalqi farëvogël (farëmadh). Shalqi laraman. Shalqi vendi. Zemra e shalqirit. Thelë shalqiri. Fara shalqiri.
- Nuk mbahen dy shalqinj (dy kunguj) nën një sqetull (në një dorë) fj. u. shih te KUNGULL,~I. Të ha shalqirin e të rreh me lëkura është mosmirënjohës, ha bukën dhe përmbys kupën.