shap I m. kim.

  • Kripë minerale (sulfati i dyfishtë i aluminit e i kaliumit) që të rrudh gojën; gur i bardhë që përbëhet prej kristalesh të kësaj kripe minerale dhe që përdoret për të bërë të qëndrueshme ngjyrat e pëlhurave, për të regjur lëkurët, për të ndaluar gjakun kur pritemi pak etj. Shap i zakonshëm. Minierë shapi. Fërkoj të prerën me shap.
  • E ha (e merr) shapin për sheqer e kujton si të mirë diçka që nuk është aspak e tillë, e merr sapunin për djathë. Ndaj shapin nga sheqeri dalloj të padobishmen nga e dobishmja; dalloj të keqen nga e mira a të drejtën nga e padrejta; sqaroj një çështje që s'është e kthjellët, duke dalluar atë që është e vërtetë nga ajo që s'është e vërtetë.

shap II m. veter.

  • Sëmundje e rëndë ngjitëse, që zë kryesisht gjedhin dhe që shfaqet me disa flluska në gojë, në gji e në thundër. Masat kundër shapit.