SHAPKË I f.

  • Kapelë burrash, e sheshtë e me strehë përpara, kasketë. Shapkë ushtarake. Shapkë lëkure. Streha e shapkës. Vë (heq) shapkën.
  • I heq shapkën (kapelën) dikujt shih te HEQ. Ka mizën nën shapkë (nën kësulë, nën feste) shih te MIZ/Ë,~A.

SHAPKË II f. kryes.

  • 1. Lloj pantoflash të thjeshta, të hapura nga prapa, që mbahen zakonisht në shtëpi; sheshje. Një palë shapka. Vë (heq) shapkat.
  • 2. Këpucë e vjetër, e shtypur prapa; këpucë e keqe. Hiqte shapkat zvarrë.

SHAPKË III f. zool.

  • Shaptore, pulëdushke. Shapkë ujëse (uji) lloj shpendi i tillë, që rron nëpër moçalishte.