sharë
SHARË f.
- Sharkë.
SHARË f.
- Fjalë a shprehje fyese, e rëndë dhe e pahijshme që i themi dikujt, sharje. E sharë e rëndë. I këputi (i lëshoi) një të sharë. Hëngri ca të shara. E ngopi me të shara. S'ua vë veshin të sharave.
SHARË as.
- Sharje. Vuri të sharët. bised. filloi të shante. S'pushon së shari. S'bëhet gjë me të sharë.
- S'ka të sharë dikush a diçka është shumë i mirë sa s'ke ç'i thua, s'ka asnjë cen a të metë.