shartoj
SHARTOJ kal.
- 1. bujq. Shtie nën lëkurën e një druri një syth ose një kalem të një druri tjetër të të njëjtit lloj ose të një lloji të afërt, me qëllim që të zërë e të rritet në të dhe t'i japë cilësitë e drurit nga është marrë; vë sytha a kalema pemësh të buta në trungun ose në degët e pemëve të egra për t'i zbutur e për t'i bërë pjellore e më të qëndrueshme. Shartoj pemë të egra. Shartoj mollën me dardhë (me ftua). Shartoj hardhinë. Shartoj një gorricë.
- 2. vjet. Kryqëzoj kafshë për të përmirësuar racën e tyre.
- 3. vjet. Bëj vaksinën e një sëmundjeje (zakonisht të lisë), shënoj. Shartoj linë.
- 4. bised. Zgjat diçka të thyer duke i ngjitur një copë tjetër; zë një thurimë të grisur duke e shtuar. Shartoj shtizën e parmendës. Shartoj kallamin me një shkop. Shartoj çorapet.
- 5. fig. keq. Bashkoj në mënyrë jo të natyrshme pikëpamje, ide a gjëra që në thelbin e tyre janë të ndryshme a të papajtueshme. Përpiqen të shartojnë materializmin dialektik me ideologjinë borgjeze.
- 6. fig. vjet. Bëj që të zërë rrënjë një mendim, një ide, një ndjenjë etj. te dikush, ngul.