SHEKULL m.

  • 1. Periudhë kohe prej njëqind vjetësh, që shërben për të ndarë historinë e njerëzimit dhe që matet duke filluar nga viti i parë i erës së re e duke shkuar pas ose përpara këtij viti; kohë prej njëqind vjetësh, duke filluar nga një vit çfarëdo. Shekulli i parë (i dytë, i tretë, i njëzetë). Shekulli i ri. Në shekullin e kaluar. Një çerek shekulli. Mesi i shekullit. Gjysma e parë (e dytë) e shekullit. Në fillim të këtij shekulli. Në thellësi të shekujve në lashtësi. Në rrjedhë (në rrymë) të shekujve. Për shekuj me radhë. Lavdi në shekuj!
  • 2. Periudhë historike gjatë së cilës ka ndodhur ndonjë ngjarje me rëndësi të jashtëzakonshme ose është zhvilluar veprimtaria e ndonjë njeriu të shquar, epokë. Shekulli i Skënderbeut. Shekulli i energjisë atomike.
  • 3. (me numërorin themelor një) bised. Një kohë shumë e gjatë, sa s'mbahet mend. Ka një shekull kjo punë. Ka një shekull që s'e kam parë.
  • 4. vjet. Bota, jeta. Në këtë shekull. Fjalët e shekullit. Faqe shekullit. Bukuri në shekull bukuri e dheut. E di gjithë shekulli.
  • Shekulli i artë (koha e artë) shih tek ARTË (i,e).