SHEKULLOR mb.

  • Që ka jetuar një shekull a shumë shekuj, që është prej shekujsh; që ka vijuar për shekuj, që ka zgjatur shumë shekuj; që është fituar gjatë shumë shekujve; shumë i lashtë, shumë i vjetër. Pishë shekullore. Ullinj shekullorë. Pyje shekullore. Dëborë shekullore. Armik shekullor. Sundim shekullor. Përvojë shekullore. Urrejtje shekullore. Prapambetje (errësirë) shekullore. Luftëra shekullore. Tradita shekullore.