shenjtë
SHENJTË mb.
- 1. fet. Që i përket zotit, fesë e adhurimit fetar, që vjen nga zoti; që është i pajisur me hirin hyjnor, që ka fuqi hyjnore (sipas dogmave fetare dhe besimeve të kota); që lidhet me shërbesat e me ritet fetare. Trinia e shenjtë Ati, Biri dhe Shpirti i shenjtë (në fenë krishterë). Varri i shenjtë Venediku, sipas mitologjisë së krishterë, është varrosur Krishti. Vendet e shenjta vendet ku sipas miteve të biblës ka jetuar e ka vepruar Krishti; vendet ku sipas fesë myslimane ka zhvilluar veprimtarin e tij Muhamedi. Vend i shenjtë vend ku, sipas besimeve fetare, ndodhet varri i ndonjë shenjti a i ndonjë njeriu që ia ka kushtuar jetën fesë, ku ka pasur ndonjë faltore të vjetër që, sipas besëtytnive, ka një fuqi hyjnore çudibërëse. Selia e shenjtë selia e papës. Ati i shenjtë papa. Shkrimi i shenjtë (librat e shenjtë) Dhiata e Vjetër dhe Dhiata e Re. Altari i shenjtë. Sende të shenjta. Rit i shenjtë. Njeri i shenjtë, njeri që sipas besimeve fetare, ia ka kushtuar jetën fesë dhe zbaton me përpikëri rregullat fetare, shërbëtor i zotit.
- 2. zakon. iron. Që merret si shembulli më i lartë i dëlirësisë e i pastërtisë morale, i virtytit e i ndershmërisë; që është i pamëkatë. Nuk është aq i shenjtë sa tregohet.
- 3. fig. I frymëzuar nga një qëllim i lartë, nga ndjenja fisnike e dashurisë për popullin për atdheun e për njerëzimin; i pastër, i dëlirë; i shënuar. Dashuria e shenjtë për atdheun. Malli i shenjtë për vendlindje. Lufta e shenjtë për liri. Detyrë e shenjtë. Qëllim i shenjtë.
- 4. fig. Që ka një vlerë a rëndësi të jashtëzakonshme dhe që për këtë arsye është i pacenueshëm e i paprekshëm; që të ngjall a të frymëzon një nderim të thellë. Trualli i shenjtë i atdheut. Kufijtë e shenjtë të atdheut. Flamuri ynë i shenjtë.
- Me frymën e shenjtë iron. si me magji, si me anë të një fuqie të mbinatyrshme. Lidhje e shenjtë libr., keq. lidhje e qeverive a e forcave reaksionare e kundërrevolucionare të disa vendeve, që ka për qëllim të shtypë luftën çlirimtare e lëvizjet revolucionare të masave popullore dhe të klasës punëtore (ashtu siç veproi Lidhja e Shenjtë e monarkëve të Rusisë, të Austrisë e të Prusisë për të shtypur lëvizjet revolucionare e çlirimtare në Evropë në fillim të shek. XIX).