SHEQERKË f.

  • Sheqer i pjekur në trajtë kokrrash, të cilave zakonisht u shtien edhe diçka me erë të mirë; karamele. Një grusht sheqerka. Kuti me sheqerka.
  • E ëmbëlsoi me sheqerka dikë e mori me të mirë dikë, me qëllim që ta gënjente, që të nxirrte përfitime prej tij. I dha një sheqerkë keq. i dha një bakshish a një dhuratë të vogël për ta marrë me të mirë, për ta bërë për vete. Sheqerkë me helm diçka që duket e mirë e joshëse nga jashtë, por që fsheh një rrezik të madh.