SHFRYTËZIM m.

  • Veprimi sipas kuptimeve të foljeve SHFRYTËZOJ, SHFRYTËZOHEM. Shfrytëzim i egër (barbar, i pamëshirshëm, kapitalist). Shfrytëzimi i njeriut nga njeriu. Shfrytëzimi i punëtorëve dhe i fshatarëve. Shfrytëzimi i tokës (i minierave, i puseve të naftës, i pyjeve, i pasurive natyrore). Shfrytëzimi i rezervave të brendshme (i aftësive prodhuese). Koha (format, mënyrat) e shfrytëzimit. Shpim për shfrytëzim. Dorëzoj një pus për shfrytëzim. Zhduk shfrytëzimin. Vë në shfrytëzim një fabrikë (një tokë).