SHIJOJ kal.

  • 1. Shtie në gojë pak gjellë, pije a ndonjë ushqim tjetër sa për të parë ç'shije ka. Shijoje një herë!
  • 2. jokal. vet. veta III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Më jep kënaqësi në të ngrënë a në të pirë, më pëlqen në gojë, më duket i shijshëm; ma kërkon trupi. Na shijoi shumë kjo gjellë. Më shijoi kafeja. Nuk i shijon rakia (duhani). Nuk më shijon buka vetëm.
  • 3. fig. E pëlqej, e vlerësoj a e çmoj nga ana estetike; ndiej kënaqësi, gëzohem me diçka. Shijoj bukuritë e natyrës. Shijoj pranverën. Shijoj muzikën. Shijoj një vepër letrare (një shfaqje artistike). Shijoj një lojë të bukur. Shijoj fitoren. Ma shijon syri.