SHKËLQEJ jokal.

  • 1. vet. veta III. Lëshon dritë të fortë e të qartë, rrezaton dritë. Shkëlqen dielli (hëna). Shkëlqejnë yjet. Shkëlqejnë dritat elektrike. Shkëlqen si drita e diellit.
  • 2. vet. veta III. Ndriçon nga një dritë e fortë, është si i larë në dritë, llapëtin; vetëtin, vezullon. Shkëlqen qielli. Shkëlqejnë gurët e çmuar (perlat, rruazat, florinjtë, xhamat). Shkëlqejnë gotat (pjatat, lugët, enët). Shkëlqejnë bajonetat në diell. I shkëlqenin dekoratat. Shkëlqen bora. Shkëlqen lumi (liqeni, deti). I shkëlqejnë këpucët (çizmet). I shkëlqejnë dhëmbët. I shkëlqejnë faqet (flokët). Shkëlqen si kristal (si ar).
  • 3. vet. veta III. Ndriçon nga pastërtia e madhe, vetëtin. Shkëlqen dhoma (shtëpia). I shkëlqejnë rrobat.
  • 4. Duket sikur shndrit nga një ndjenjë e brendshme e fortë (për sytë dhe fytyrën); shpreh gëzimin, lumturinë etj. me pamjen e fytyrës e të syve. I shkëlqejnë sytë nga gëzimi. I shkëlqen fytyra nga lumturia. Shkëlqen i tëri.
  • 5. fig. Dallohet shumë për vetitë e mira, shquhet mbi të tjerët për cilësitë e larta, për një aftësi a zotësi të veçantë në një fushë, në një punë të caktuar etj.; ka famë. Shkëlqen me zgjuarsinë (me talentin) e tij. Shkëlqen në matematikë (në mësime). Shkëlqen në atë rol. Emri i Skënderbeut shkëlqen në histori. Shkëlqen shembulli i komunistëve. Shkëlqen heroizmi i naftëtarëve.
  • 6. kal. shih SHKËLQAR. I shkëlqeu enët.