SHKËLQYER mb.

  • 1. Që shkëlqen, i shkëlqyeshëm. Dritë e shkëlqyer.
  • 2. Që ka shkëlqim, i shkëlqyeshëm. Cipë (shtresë) e shkëlqyer.
  • 3. fig. I shquar për merita e cilësi shumë të larta, që dallohet ndër të tjerët për vetitë e aftësitë e tij, i famshëm; i përkryer në llojin e vet (shumë i mirë, shumë i madh, i përsosur, shumë i bukur etj.); i mrekullueshëm; shumë i mprehtë e i thellë, shumë i vlefshëm (për idetë, për mendimet etj.). Fitore (arritje) të shkëlqyera. Shembuj të shkëlqyer. Vepër (shfaqje artistike) e shkëlqyer. Punëtor i shkëlqyer. Nxënës (student) i shkëlqyer. Organizim i shkëlqyer. Mendim (propozim) i shkëlqyer. Ide e shkëlqyer.
  • 4. fig. Shumë i mirë në të gjitha drejtimet, shumë i shëndoshë, i lumtur, i gëzuar, i ndritur. Gjendje (atmosferë) e shkëlqyer. E ardhme e shkëlqyer.