shkëput
SHKËPUT kal.
- 1. Heq, zakonisht me forcë, një pjesë nga një e tërë, këput; shqit dy gjëra që janë të bashkuara, ndaj. Shkëput një fletë nga blloku (nga fletorja, nga kalendari). I shkëputën ca toka atij vendi. Mos shkëputni rreshtin (kolonën)!
- 2. I marr dikujt me forcë diçka nga duart, ia heq. Ia shkëputën nga duart (nga krahët).
- 3. Ndaj një njeri a grup njerëzish nga dikush a nga diçka, pres marrëdhëniet e afërta të tij me dikë a me diçka; ndaj largoj dikë a diçka nga një e tërë ku bën pjesë; e bëj dikë të ndërpresë pak punën që është duke bërë; pres a humbas lidhjen me dikë; largoj. E shkëputi nga familja (nga prindërit, nga shokët, nga shoqet). E shkëputi nga sporti (nga teatri). I shkëputi lidhjet me dikë. E shkëputi nga feja dikë. E shkëputi nga puna (nga leximi). E shkëputi një kompani dhe e hodhi në sulm. I shkëputi deshtë nga tufa (nga kopeja).
- 4. I marr një njeriu diçka për vete; e bind dikë me mundim a me dredhi që të më bëjë një të mirë; i marr, i zhvat. I shkëputi njëqind lekë. I shkëputi koncesione. I shkëputi një premtim (një fjalë). I shkëputi një firmë. I shkëputi kundërshtarit një pikë. sport. I shkëpusin tokës mineralet.
- 5. fig. Largoj, heq, ndaj (për sytë e vëmendjen). Mos ia shkëput sytë! Mos e shkëput vëmendjen!
- 6. Ndaj nga nëna pjellën e saj që të mos pijë më qumësht, këput; heq nga gjiri fëmijën (zakonisht kur mbush një mot), zvjerdh. Shkëput viçin (shelegët, gicat). Mezi e shkëputi fëmijën.
- 7. zyrt. Kaloj një fshat nga varësia e një rrethi në varësinë e një rrethi tjetër ose e ndaj nga një fshat i bashkuar dhe e lidh drejtpërdrejt me rrethin e anasjelltas (në ndarjen administrative).
- 8. fig. bised. I jap fund një pune a një çështjeje që kam me dikë; ndaj. Shkëput hesapin me dikë
- a) ndërpres punën për dikë, duke marrë të hollat e fundit që më takojnë për aq sa kam punuar;
- b) i sqaroj përfundimisht marrëdhëniet që kam me dikë, i zgjidh çështjet që kam me të. Ta shkëputim një herë e mirë bashkë!