SHKALLË-SHKALLË ndajf.

  • 1. Në trajtën e një shkalle, me shkallare (edhe fig.). Brezaret ngjiten shkallë-shkallë. Mali zbret shkallë-shkallë. Janë vendosur shkallë-shkallë. E ka qethur shkallë-shkallë e ka qethur ku shumë e ku pak (me gërshërë). Ka qenë shkallë-shkallë kjo dynja ka qenë e ndarë në të varfër e në të pasur, në njerëz të shkallëve të larta e në njerëz të shkallës së ulët.
  • 2. Pak nga pak, dalëngadalë, pjesë-pjesë a hap pas hapi, pa ndryshime të vrullshme e të menjëhershme. Zhvillohet (grumbullohet, zgjerohet) shkallë-shkallë. Përparon shkallë-shkallë. Zgjidh (kapërcej) vështirësitë shkallë-shkallë. Ia arriti qëllimit shkallë-shkallë. Hipi shkallë-shkallë.
  • 3. Përd. mb. sipas kuptimit 1 të ndajfoljes. Një vajzë me flokët shkallë-shkallë. Shkëmbinjtë shkallë-shkallë. Brezaret shkallë-shkallë të Bregdetit.