SHKALLËZUAR mb.

  • 1. Që ka trajtën e një shkalle, që është bërë shkallë-shkallë a me shkallare. Kodër e shkallëzuar. Rrugë e shkallëzuar. Llamarinë e shkallëzuar. Paralele të shkallëzuara. sport. Formacion luftimi i shkallëzuar.
  • 2. Që është ndarë me viza të vogla në largësi të barabarta, që është pajisur me shkallë. Vizore e shkallëzuar. Provëz (enë) e shkallëzuar.
  • 3. Që vjen duke u rritur, duke u shtuar a duke u ngritur shkallë-shkallë, që bëhet shkallë-shkallë. Ftohje e shkallëzuar. Pjekja e shkallëzuar e frutave. Punë edukuese e shkallëzuar. Detyra të shkallëzuara. Depërtim i shkallëzuar.