shkarazi
SHKARAZI ndajf.
- 1. Duke e prekur rrëshqitas në sipërfaqe, duke e prekur pak në anë a në cep. E mori (e kapi, e zuri) plumbi shkarazi.
- 2. fig. Rrëshqitas, kalimthi, shpejt, pa i kushtuar vëmendjen e kujdesin e duhur; jo në mënyrë të thelluar, pa depërtuar në brendinë a në thelbin e diçkaje; me pak fjalë. E preku (e kaloi, e shikoi) çështjen shkarazi. Bëri disa vërejtje shkarazi.
- 3. Tërthorazi, jo drejtpërdrejt, anës e anës, kalimthi. E kritikoi shkarazi. E tha (e zuri në gojë, e përmendi) shkarazi. E pyeti shkarazi. Hodhi një fjalë shkarazi. E vështroi (i hodhi një vështrim) shkarazi.