SHKARKOHEM vetv.

  • 1. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Nxjerr inatin te dikush, shfrej mbi dikë, i zbrazem dikujt. Iu shkarkua fëmijëve.
  • 2. Çliroj veten nga përgjegjësia për diçka, tregoj që nuk kam faj, shfajësohem. Fajin e ka vetë, nuk ka si shkarkohet.
  • 3. vet. veta III. Nxjerr a lëshon atë që mban. U shkarkua reja. U shkarkua bateria (akumulatori).
  • 4. Pës. e SHKARKOJ.