SHKRËNDUR mb.

  • 1. Që s'i ka mbetur asnjë pikë (qumësht, ujë etj.); i shterur. Ca dele të shkrëndura.
  • 2. I zbrazur krejt nga barku, që s'i ka mbetur gjë në bark, bosh. Me bark të shkrëndur. Me zorrë të shkrëndura.
  • 3. fig. Që s'i ka mbetur gjë prej gjëje, që ka mbetur fare pa gjë; i varfëruar, i shkundur, i shteruar. Me xhepa të shkrëndur. Një kasolle e shkrëndur. Tokë e shkrëndur.
  • I shkrëndur nga trutë fare pa mend në kokë, budalla.