shkresë
SHKRESË f.
- 1. Dokument i shkruar zyrtar, zakonisht i shkurtër, që i drejtohet dikujt. Shkresë e thjeshtë (e veçantë). Shkresë zyrtare. Shkresë përcjellëse. Dosje me shkresa. Bëj (nis) një shkresë. Njoftoj me shkresë. Me anën e kësaj shkrese...
- 2. krahin. Diçka e shkruar. Nuk i kemi me shkresa (këto që po të themi). Këta i kanë me shkresa.
- 3. vjet. Shkrim e këndim, shkollë. Njeri pa shkresë. Ai ishte me shkresë. Dinte shkresë. E dinte shqipen me shkresë.