shkrumbohem
SHKRUMBOHEM vetv.
- 1. zakon. veta III. Digjet e bëhet shkrumb, zhuritet. U shkrumbua gjella (kafja). Iu shkrumbua shtëpia me gjithë ç'kishte brenda. U shkrumbua gruri (misri, bari).
- 2. Rreshkem; vet. veta III thahet a digjet nga vapa e madhe a nga ethet ose nga mungesa e ujit. M'u shkrumbua goja. Iu shkrumbuan buzët. U shkrumbova për një pikë ujë.
- 3. Pës. e SHKRUMBOJ.