shkujdesur
SHKUJDESUR mb.
- 1. Që nuk ka vëmendjen dhe kujdesin e duhur për dikë a për diçka, moskokëçarës; që vepron a sillet pa menduar për pasojat jo të pëlqyeshme, i pakujdesshëm, që nuk bëhet merak. Është shumë i shkujdesur. Ecje e shkujdesur. Pamje e shkujdesur. Me hap të shkujdesur.
- 2. Që nuk ka shqetësime, detyrime, telashe e halle. Jetë e shkujdesur. Dukeshin krejt të shkujdesur.