SHKULEM vetv.

  • 1. Shpërngulem nga një vend, ndërroj vendin e banimit, lë vendin; kund. ngulem. U shkulën nga vatrat e tyre (nga malësia, nga fshati). U shkul me rrënjë e me degë.
  • 2. edhe fig. Ngrihem e shkoj nga vendi ku jam, shqitem, shkëputem; kund. ngulem; ngrihem nga vendi ku jam e shkoj diku për një qëllim të caktuar (për një numër të madh njerëzish); zakon. veta III ikën, largohet. Nuk shkulej nga vendi (nga karrigia, nga minderi). Nuk shkuleshin nga llogoret. Ishte shkulur e gjithë Vlora (i tërë fshati) për ta pritur. Janë shkulur nga ana e anës (i madh e i vogël). Mezi u shkul. Nuk po shkulet dimri.
  • 3. vet. veta III fig. Zhduket nga mendja a nga ndërgjegjja e dikujt një mendim ose një pikëpamje e ngulitur a një ndjenjë; zhduket me rrënjë një dukuri; çrrënjoset; kund. ngulet. Nuk shkulen lehtë paragjykimet fetare (zakonet prapanike). Nuk më shkulet nga kujtesa (nga mendja, nga zemra).
  • 4. Qesh me të madhe, gajasem së qeshuri. U shkulëm gazit (së qeshuri).
  • 5. euf. Dal jashtë, kryej nevojën; më shkon bark.
  • 6. Pës. e SHKUL. Liri shkulet (nuk korret). Barërat e këqija është mirë të shkulen me gjithë rrënjë.