shkurtër
Shqip
redaktoniMbiemër
redaktonishkurtër mb.
- Që e ka gjatësinë më të vogël në krahasim me gjatësinë e zakonshme a me gjatësinë e nevojshme ose në krahasim me një send tjetër; jo i gjatë; kund. i gjatë. Shkop i shkurtër. Shkallë e shkurtër. Pushkë e shkurtër. Degë (rrënjë) të shkurtra. Bar i shkurtër. Me këmbë të shkurtra. Flokë të shkurtër. Lesh (pambuk) i shkurtër. Rruga më e shkurtër. Hapa të shkurtër. Valë të shkurtra. elektr. valë me gjatësi 10 deri 150 milimetra. Qark i shkurtër. elektr. Drita të shkurtra dritat e automobilit që ndriçojnë afër. Krasitje e shkurtër. bujq.
- Që ka trup të vogël; kund. i gjatë, i lartë. Burrë i shkurtër. Grua e shkurtër. I shkurtër nga shtati. Mbeti i shkurtër.
- Që nuk zgjat shumë, që zgjat më pak se zakonisht; që nuk kërkon shumë kohë për t'u kryer; kund. i gjatë. Ditët e shkurtra të dimrit. Verë e shkurtër. Afat i shkurtër. Kohë e shkurtër. Jetë e shkurtër. Heshtje e shkurtër. Luftim i shkurtër. Mbledhje (bisedë) e shkurtër. Takim i shkurtër. Fjalim i shkurtër. Film i shkurtër.
- Që ka vëllim të vogël (për shkrime e vepra letrare); i përmbledhur, që ka pak fjalë; kund. i gjatë. Roman (tregim) i shkurtër. Shënim i shkurtër. Student i shkurtër. Hyrje e shkurtër. Telegram i shkurtër. Përgjigje e shkurtër.
- gjuh. Që zgjat pak kur shqiptohet, që e ka gjatësinë më të vogël se gjatësia mesatare. Zanore e shkurtër. Rrokje e shkurtër.
- Përd. em. sipas kuptimeve 1,2 të mbiemrit. Të shkurtrit qëndronin në radhën e parë. I gjati është shërbëtori i të shkurtrit. fj. u.
- I do drutë të shkurtra shih te DRU,~JA. I ka ditët të shkurtra nuk do të zgjatë shumë, nuk do ta çojë gjatë. I ka duart të shkurtra nuk ka shumë fuqi, pushtet a mundësi për të kryer një punë (zakonisht jo të mirë); nuk ka fuqi a mundësi për të shtënë në dorë diçka. I ka fjalët të shkurtra nuk e zgjat shumë, ta thotë prerë e shkurt. E ka qafën të shkurtër shih te QAF/Ë,~A. Gënjeshtra i ka këmbët të shkurtra fj. u. gënjeshtra zbulohet shpejt, del në shesh menjëherë.